Ndërlidhjet

Irakianët protestojnë - 9 vjet nga ndërhyrja e SHBA-së


Basra, 19 mars 2012.
Basra, 19 mars 2012.
Qindra mijëra njerëz kanë marshuar të hënën në jug të Irakut, duke kërkuar kushte më të mira për jetë.

Demonstrata në qytetin Basra ka ndodhur në përvjetorin e nëntë të ndërhyrjes së SHBA-së në Irak, që ka çuar në rrëzimin e sunduesit veteran, Sadam Husein.

Protestuesit, e udhëhequr nga besnikët e klerikut shiit anti-amerikan, Muktada al-Sader, kanë ngritur zërin kundër papunësisë së lartë, korrupsionit dhe ngecjes ekonomike.

Demonstrata ka zënë vend vetëm pak ditë para samitit të Ligës Arabe, nikoqir i të cilit do të jetë Bagdadi.
XS
SM
MD
LG