Ndërlidhjet

Serbia bojkoton konferencën - "shkak Kosova"


Ilustrim
Ilustrim
Ministri serb për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, administratë shtetërore dhe qeverisje lokale, Millan Markoviq, nuk ka marrë pjesë në Konferencën “Bashkë kundër diskriminimit”, e cila po zhvillon punimet në Budvë të Malit të Zi.

Mediat serbe thonë se shkak i bojkotit është se "Kosova në këtë ngjarje nuk përfaqësohet në pajtim me vendimet e Brukselit".

Prishtina dhe Beogradi, muajin e kaluar, kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, Kosova, në nismat rajonale, do të prezantohet me fusnotë.

Kjo e fundit përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë.
XS
SM
MD
LG