Ndërlidhjet

Moldavia i dorëzon SHBA-së dokumente të Holokaustit


Ilustrim

Ilustrim

Moldavia i ka dorëzuar SHBA-së mijëra dokumente të epokës së Holokaustit.

Zyrtarët në Çisinau thonë se arkivi përmban rreth 15,000 faqe të 50 hetimeve dhe gjykimeve të individëve, të akuzuar për krime lufte kundër hebrenjve.

Hetimet janë kryer nga KGB-ja moldave në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentet do të vendosen në Muzeun Memorial të Holokaustit në Uashington.

Kuvendi i Moldavisë, në mars të 2011-ës, ka ndryshuar ligjin që kufizon zhvendosjen ndërkombëtare të të dhënave personale, për të mundësuar transferimin.

Burimet zyrtare thonë se rreth 15,000 hebrenj jetojnë aktualisht në Moldavi, nga mbi 200,000 sa kanë jetuar në rajon në vitet 1930.
XS
SM
MD
LG