Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do lirimin e disidenteve kubaneze


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve kubaneze të lirojnë të gjitha anëtaret e grupit opozitar “Damas de Blanco” (Gratë në të Bardha) dhe “të braktisin taktikat e tyre të frikësimit”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tomi Vietor, i ka bërë këto komente pas arrestimeve të 53 anëtareve të kësaj organizate.

Ato kanë ndodhur të dielën, vetëm pak ditë para vizitës së Papa Benediktit XVI në Kubë.

“Damas de Blanco” është njëri nga disa grupet disidente që kanë kërkuar takime me Papën gjatë vizitës së tij më 26-28 mars.

Anëtaret e grupit janë kryesisht të afërme të të burgosurve dhe bëjnë thirrje për lirimin e të gjithë të të burgosurve politikë.

Në vitet e fundit, Kisha Katolike ka ndërmjetësuar në mes të qeverisë dhe grupeve opozitare në Kubë.
XS
SM
MD
LG