Ndërlidhjet

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) është ftuar të dërgojë inspektorë në Korenë e Veriut.

Ftesa vjen rreth tre vjet pasi vëzhguesit e ANEB-it janë dëbuar nga vendi.

Zyrtarët e Agjencisë thonë se ftesën e kanë pranuar më 16 mars, porse nuk kanë marrë ende asnjë vendim në lidhje me të.

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, në muajin shkurt, kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës, Uashingtoni do të dërgojë ndihma ushqimore në Phenjan, ndërsa ky i fundit do të ndërpresë testet bërthamore, raketore dhe pasurimin e uraniumit, si dhe do të lejojë vizitat e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Megjithatë, në të njëjtën ditë që ANEB-i ka marrë ftesën e Phenjanit, Koreja e Veriut ka testuar një raketë me rreze të gjatë.

Koreja e Jugut e ka dënuar testin, duke e quajtur “provokim të rëndë”.
XS
SM
MD
LG