Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi lëshon alarm terrorizmi


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, duke folur para shkollës hebraike "Ozar Hatorah" - vendit ku ka ndodhur krimi.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, duke folur para shkollës hebraike "Ozar Hatorah" - vendit ku ka ndodhur krimi.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka vënë rajonin jugperëndimor të vendit nën alarm të nivelit të lartë terrorist, pas sulmeve të së hënës në shkollën hebraike, të cilat kanë lënë të vrarë katër persona.

Në komentet e tij publike, Sarkozi ka thënë se duket qartë se ngjarja në qytetin e Tuluzit ka qenë e natyrës anti-semitike.

Ai po ashtu ka thënë se beson që i njëjti sulmues ka qenë përgjegjës edhe për të shtënat e javës së kaluar, që kanë lënë të vdekur tre ushtarë francezë.

Të hënën në Tuluz janë vrarë katër persona, në mesin e tyre tre fëmijë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka quajtur vrasjet “të neveritshme”.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër viktimat do të varrosen në Izrael, në përputhje me dëshirën e familjarëve të tyre.

Viktimat janë identifikuar si Rabi Xhonatan Sandller, 30 vjeç, dy djemtë e tij, Gabriell dhe Arieh, të moshës 4 dhe 5-vjeçare, dhe Miriam Monosnego, vajza e drejtorit të shkollës, e moshës 7-vjeçare.

Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër vrasjet.
XS
SM
MD
LG