Ndërlidhjet

Ushtari amerikan “vuan nga amnezia”


Rreshteri Robert Bells (majtas). Gusht, 2011.
Rreshteri Robert Bells (majtas). Gusht, 2011.
Avokati i ushtarit amerikan – të akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë në provincën Kandahar – e ka përshkruar takimin e tij të parë me rreshterin Robert Bells si një nga më emocionuesit në jetën e tij.

Avokati Xhon Henri Broun është takuar me ushtarin 38-vjeçar për tre orë e gjysmë në burgun ushtarak, ku i dyshuari po mbahet në izolim.

Ai u ka thënë gazetarëve se Bells “nuk e kujton incidentin”.

“Atij nuk i kujtohet asgjë nga mbrëmja në fjalë. Kjo do të thotë se vuan nga amnezia”, ka thënë Broun para gazetarëve.

Nëse shpallet fajtor, Bells mund të përballet me dënimin me vdekje.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i ka kërkuar falje homologut afgan, Hamid Karzai, dhe ka premtuar hetime të plota të incidentit që ka ndodhur në jug të Afganistanit, më 11 mars.
XS
SM
MD
LG