Ndërlidhjet

Gara për Illinoisin


Mit Romni tash për tash prin në garën e republikanëve

Mit Romni tash për tash prin në garën e republikanëve

Kandidatët republikanë, pretendentë për të sfiduar presidentin Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, garojnë sot për nominimin e partisë në Illinois, në shtetin e pestë më të madh të SHBA-së për nga numri i popullsisë.

Sondazhet tregojnë se ish-guvernatori i Masaçusec, Mit Romni, do të kryesojë garën. Gjatë fushatës në këtë vend, rivali i tij, ish-senatori Rik Santorum, vlerësohet të ketë bërë gabim të madh kur ka thënë se “nuk brengoset se cila do të jetë shkalla e papunësisë”.

Më vonë, ai është arsyetuar, duke thënë se “natyrisht që brengoset”, porse “kandidatura e tij nuk varet nga ajo nëse kjo shkallë shkon lart ose poshtë”.

Illinoisi ka 54 delegatë dhe kështu është një çmim i lakmuar në garën për 1,144 delegatë dhe për emërimin e Partisë Republikane si kandidat për postin e të parit të SHBA-së.

Romni aktualisht ka 521 delegatë, Santorum 253, Njut Gingriç 136 dhe Ron Poll 50.
XS
SM
MD
LG