Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 20 marsin në vite…


Forcat amerikane dhe britanike në Irak

Forcat amerikane dhe britanike në Irak

2003 - Forcat amerikane dhe britanike pushtuan Irakun.

1413 - Vdiq Henri IV, mbreti i Anglisë.

1727 - Isak Njutoni, fizikan, matematikan dhe astronom - vdiq në Londër.

1739 - Në Indi, Nadir Shahu, nga Persia, pushton Delhin dhe merr fronin.

1815 - Napoleon Bonaparta hyri në Paris, duke filluar sundimin e tij njëqind ditësh.

1816 - Gjykata Supreme afirmoi të drejtën e saj për të rishikuar vendimet e gjykataveshtetërore.

1918 - Bolshevikët e Bashkimit Sovjetik kërkuan ndihmën amerikane për të rindërtuar ushtrinë e tyre.

1940 - Forcat ajrore mbretërore britanike, sulmuan gjatë natës forcat ajrore naziste në Sylt, Gjermani.

1969 - Këngëtari i grupit “The Beatles”, Xhon Llenon, u martua me Joko Onon, në Gjibraltar.

1987 - Shtetet e Bashkuara miratuan AZT-në, një drogë që është vërtetuar që ngadalëson përparimin e HIV/AIDS-it.(g.k.)
XS
SM
MD
LG