Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Rusia të ndalojë arrestimet


Pamje nga protestat e së dielës në Moskë.

Pamje nga protestat e së dielës në Moskë.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë arrestimin e protestuesve paqësorë.

Drejtori i organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hag Uilliamson, tha se “protestuesit e fundjavës ka qenë paqësorë dhe nuk kanë bërë asgjë për të provokuar policinë”.

Uilliamson tha se “është bërë gjë e zakontë që policia ruse të ndërhyjë në mesin e protestuesve paqësorë dhe t’i arrestojë ata”.

Më 17 mars, policia e rajonit rus, Krasnodar, ka arrestuar mbi 20 persona dhe i ka mbajtur ata disa orë, pas një proteste për mjedisin.

Një ditë më pas, autoritetet e rendit kanë kapur mbi 100 persona në demonstratën pranë selisë së televizionit në Moskë, të cilët protestonin kundër portretizimit negativ të protestuesve anti-qeveritarë.
XS
SM
MD
LG