Ndërlidhjet

Afro 40 të vrarë në Irak


Kirkuk, 20 mars 2012.

Kirkuk, 20 mars 2012.

Raportet nga Iraku thonë se të paktën 38 persona janë vrarë dhe mbi 160 të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh anembanë vendit.

Të paktën 13 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimet në qytetin e shenjtë shiitë të Qerbelasë, ndërsa viktima janë regjistruar edhe në Kirkuk, Bagdad, Hilla, Baji, Dakuk dhe gjetkë.

Sulmet thuhet të kenë pasur në shënjestër forcat irakiane të sigurisë dhe zonat shiite.

Ato vijnë pak ditë para samitit të Ligës Arabe, nikoqir i të cilit do të jetë Bagdadi.
XS
SM
MD
LG