Ndërlidhjet

Luftanijet ruse "nuk kanë hyrë në Siri"


Homsi i Sirisë
Homsi i Sirisë
Moska dhe Damasku i kanë mohuar raportet se disa luftanije ruse me forca speciale kanë arritur në Siri.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një tanker rus ndodhet në portin Tartus që dhjetë ditë, porse “asnjë luftanije nuk është nisur me mision në Siri”.

I njëjti burim tha se tankeri Iman ndodhet aty për të ndihmuar parullat anti-pirateri në Gjirin Aden.

Agjencia siriane SANA citon burimet ushtarake t’i kenë hedhur poshtë raportet si pjesë e “fushatës së gënjeshtrave” kundër Sirisë.

Rusia, ndryshe njihet si furnizuese e madhe me armë për shtetin sirian.

Ky i fundit është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG