Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra njerëz në funeralin e Papës Shenuda


Papa Shenuda. Kajro, 2010.

Papa Shenuda. Kajro, 2010.

Mijëra njerëz janë tubuar në katedralen kryesore të Egjiptit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës Shenuda III.

Autoritete fetare nga disa vende, përfshirë delegacionin e Kishës Katolike nga Vatikani, kanë marrë pjesë në ceremoninë e funeralit që është zhvilluar në katedralen e Shën Markut në Kajro.

Shenuda ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ndërsa Kishën Ortodokse Kopte e ka udhëhequr për 40 vjet.

Të krishterët koptë përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit.
XS
SM
MD
LG