Ndërlidhjet

Sulmuesi i hebrenjve ka filmuar krimin?!


Policia në vendin e ngjarjes në Tuluz.

Policia në vendin e ngjarjes në Tuluz.

Ministri i Brendshëm i Francës, Klaud Gueant, tha se i dyshuari për të shtënat ndaj tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike të Francës, mund ta ketë filmuar krimin.

Ai ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se personi i armatosur ka mbajtur një kamerë përreth qafës gjatë sulmit në Tuluz.

“Të gjithë dëshmitarët kanë thënë se ai ka qenë shumë i ftohtë, i vendosur... Fakti se ka filmuar aktin e tij për ta parë atë sërish ose për ta transmetuar, i konfirmon këto ndjenja”, ka thënë Gueant.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka vënë rajonin jugperëndimor të vendit nën alarm të nivelit të lartë terrorist, pas sulmeve të së hënës në shkollën hebraike.

Në komentet e tij publike, Sarkozi ka thënë se duket qartë që ngjarja në qytetin e Tuluzit ka qenë e natyrës anti-semitike.

Familjet e viktimave kanë kërkuar që ato të varrosen në Izrael.
XS
SM
MD
LG