Ndërlidhjet

OKB diskuton për Sirinë


Pamje nga dhuna në Alepo të Sirisë
Pamje nga dhuna në Alepo të Sirisë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë sot draft-rezolutën që i bën thirrje Sirisë të bashkëpunojë me përpjekjet e të dërguarit të OKB-së dhe të Ligës Arabe, Kofi Anan, për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend.

Detaje të tjera për përmbajtjen e dokumentit joobligues, të propozuar nga Franca, nuk janë bërë të ditura.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do ta mbështesë atë, por ka shtuar se deklarata nuk mund të përmbajë ultimatume që shënjestrojnë regjimin sirian.

Rusia dhe Kina u ka kanë vënë dy herë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit që dënonin dhunën në Siri dhe kërkonin largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka thënë se gjakderdhja në Siri është bërë “e patolerueshme”.

“Mbi 8,000 njerëz janë vrarë. Situata është bërë e papranueshme, e patolerueshme...”, ka thënë Ban.

Emisari special, Anan, i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të bashkohet rreth planit të tij për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG