Ndërlidhjet

Hoxhaj ngushëllon homologun francez


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut francez, Allen Zhype, me rastin e vdekjes së katër personave në sulmin e kryer në një shkollë hebraike të Francës.

Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ka dënuar këtë krim të rëndë, “duke theksuar indinjatën dhe tronditjen e thellë të opinionit kosovar, të shkaktuar nga ky akt kriminal”.

Diplomati kosovar po ashtu mësohet të ketë shprehur “solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe popullit të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin francez, në këto ditë të rënda”.

Të hënën, një person i armatosur ka vrarë tre fëmijë dhe një të rritur në shkollën hebraike në Tuluz.
XS
SM
MD
LG