Ndërlidhjet

Akuza të reja për Timoshenkon


Julia Timoshenko

Julia Timoshenko

Shumica në Parlamentin ukrainas ka votuar për të akuzuar ish-kryeministren Julia Timoshenko për “tradhti të madhe” gjatë negociatave me Rusinë për një kontratë gazi.

Timoshenko aktualisht po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, nën akuzat se ka abuzuar me detyrën zyrtare gjatë këtyre negociatave.

Ligjvënësit të martën kanë votuar pro hetimit parlamentar, duke pohuar se “Timoshenko ka vepruar në favor të një shteti të huaj”.

Zyra e Timoshenkos i ka hedhur poshtë akuzat.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar burgosjen e Timoshenkos, duke thënë se është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG