Ndërlidhjet

Autoritetet afgane kanë hedhur poshtë raportin e grupeve për të drejtat e njeriut, që flet për tortura dhe abuzime në burgjet e Afganistanit.

“Ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë raport. Akuzat e tij janë të pabaza”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë së Afganistanit.

Raporti – i publikuar nga Instituti për Shoqëri të Hapur dhe Komisioni i Pavarur Afgan për të Drejtat e Njeriut – thotë se është bërë shumë pak për të ndaluar abuzimet në burgjet afgane që në korrik të 2011-ës, kur raporti i Kombeve të Bashkuara ka publikuar akuzat.

Publikimi i fundit thotë se ka prova të torturës në 16 burgje afgane dhe se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë transferuar të burgosur në ato objekte, pavarësisht moratoriumit të vendosur pas raportit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG