Ndërlidhjet

Dhuna në Bagdad – 45 të vrarë


Nga sulme e së martës...
Nga sulme e së martës...
Rreth 45 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh anembanë Irakut.

Në qytetin jugor të Qerbelasë, 13 njerëz, përfshirë një numër pelegrinësh iranianë, janë vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë para një restoranti dhe qendre tregtare.

Autoritetet policore thonë se në veri të Kirkukut janë regjistruar 13 viktima të tjera, shumica nga to policë.

Të vrarë dhe të plagosur janë raportuar edhe në Bagdad, Samra, Hilla, Baji, Dakuk dhe gjetkë.

Sulmet thuhet të kishin në shënjestër forcat e sigurisë dhe zonat shiite.

Ndonëse përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende asnjë grup, dyshimet bien mbi militantët e Al Kaidës.

Dhuna e së martës vjen pak ditë para samitit të Ligës Arabe, nikoqir i të cilit do të jetë Bagdadi, për herë të parë në 20 vjet.

Autoritetet kanë thënë se do të shtojnë numrin e forcave të sigurisë për të siguruar kryeqytetin gjatë kohës së samitit.

Raportet thonë se rreth 26,000 policë dhe ushtarë pritet të stacionohen në Bagdad.
XS
SM
MD
LG