Ndërlidhjet

SHBA "do dialog" me popullin iranian


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se vendi i tij kërkon dialog me popullin iranian, ndërsa i ka bërë thirrje Teheranit të ndalojë bllokimin e qasjes së qytetarëve të tij në informata.

Në video-adresimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri persian, Obama ka thënë se “kjo festë vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve”, por, sipas tij, nuk ka arsye për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin për t’u ndarë nga njëri-tjetri.

Obama ka kritikuar atë që ka quajtur “perde elektronike”, të cilën, siç ka thënë, Teherani e ka krijuar për të ndaluar e rrjedhjen e lirë të informacioneve dhe ideve në vend.

SHBA, së bashku me fuqitë tjera të Perëndimit, i kanë vënë sanksione Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

Ato druajnë se Teherani ka për synim krijimin e armës atomike – akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG