Ndërlidhjet

Sauditët "financojnë" jotolerancën fetare


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, në raportin vjetor të publikuar sot, ka përmendur edhe shpërndarjen e ideologjisë ekstremiste dhe literaturës jotolerante në Arabinë Saudite dhe eksportimin e tyre në botë.

Në raport thuhet se “ka njoftime se financimi me origjinë nga Arabia Saudite, po shfrytëzohet globalisht për të financuar shkollat fetare, xhamitë, literaturën e urrejtjes dhe aktivitetet tjera që mbështesin jotolerancën fetare dhe, në disa raste, edhe dhunën ndaj jo-myslimanëve ose myslimanëve të pafavorshëm”.

Në vitet e fundit, vazhdojnë të shpërfaqen njoftimet se sauditët financojnë jotolerancën në Lindjen e Mesme, pjesë të Afrikës, në Azinë Jugore, Qendrore dhe Juglindore dhe në disa pjesë të Evropës, përfshirë Ballkanin - Gjermani, Britani e Madhe, Rusi, Bosnjë dhe Kosovë, thuhet në raport, në të cilin këtë vit Turqia dhe Taxhikistani janë rardhitur në listën e shkelësve të të drejtave religjioze.
XS
SM
MD
LG