Ndërlidhjet

logo-print

BE të flasë me një zë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë


Edita Tahiri

Edita Tahiri

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, në një takim me ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Lars Vahlund, dhe të ngarkuarën me punë në Prishtinë, Ingrid Johanson, ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë, për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për perspektivën evro-atlantike të Kosovës.

Mëtutje, siç ka njoftuar kryeministria, u vlerësua se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje strategjike për rajonin në funksion të forcimit të stabilitetit.

Palët u pajtuan që BE duhet të flasë me një zë për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, thuhet në njoftim.

Poashtu, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë duhet të realiziohet me një presion të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Vahlund ka thënë se Suedia e mbështet zhvillimin evropian të Kosovës dhe perspektivën e saj evroatlantike dhe se qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan, thuhet në fund të njoftimit nga kryeministria e Kosovës.
XS
SM
MD
LG