Ndërlidhjet

Pakistan: Të ndalen sulmet ajrore amerikane


Ushtari ruan para Parlamentit të Pakistanit në Islamabad

Ushtari ruan para Parlamentit të Pakistanit në Islamabad

Një komision parlamentar në Pakistan ka kërkuar ndaljen e sulmeve me aeroplana pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në shënjestër të të cilave janë militantët islamikë brenda Pakistanit.

Kjo kërkesë u bë derisa në Parlamentin e Paksitanit zhvbillohet debat për angazhimin e sërishëm me Shtetet e Bashkuara, pas disa muajsh të raporteve tejet të tensionuara ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit.

Komisioni parlamentar, poashtu, tha se Pakistanit duhet t’i kërkohet falje e pakushtëzuar për sulmin ajror të NATO-s, nga i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u vranë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG