Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Mit Romni fiton në Ilinois


MIt Romni gjatë një fushate zgjedhore në Çikago

MIt Romni gjatë një fushate zgjedhore në Çikago

Ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, ka fituar në votimet për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në shtetin Ilinois.

Pas pothuajse të gjitha fletëvotimeve të numëruara, ai ka fituar 47% të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt, ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum, ka marrë afro 35%.

Kongresmeni nga Teksasi, Ron Pol, ka fituar 9%, ndërsa ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Njut Gingriç, në Ilinois ka marrë 8% të votave.

Me këtë fitore, Mit Romni, e ka bërë edhe një hap tejet të rëndësishëm drejt sigurimit të nominimit të Partisë Republikane për tu ballafaquar me Barak Obamën, në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Por, rivalët e Romnit, e veçanërisht, Rik Santorum, kanë fituar në disa shtete dhe e mbajnë garën ende të paqartë.
XS
SM
MD
LG