Ndërlidhjet

Francë: Policia ka shkëmbyer të shtëna me të dyshuarin për vrasje


Tre ushtarët francezë që ishin vrarë nga personi i cili i vrau edhe katër vetë në një shkollë hebrenje në Tuluz
Tre ushtarët francezë që ishin vrarë nga personi i cili i vrau edhe katër vetë në një shkollë hebrenje në Tuluz
Zyrtarët e Francës thonë se personi i cili tash është në gjendje të përleshjes me policinë, është i dyshuari kryesor për vrasjen e tre ushtarëve francezë dhe katër hebrenjëve, tre prej tyre fëmijë, në qytetin Tuluz të Francës.

Minsitri i brendshëm i Francës, Klod Gijo, që është në vendin ku policët po përpiqen ta arrestojnë të dyshuarin, tha se gjatë të shtënave me të dyshuarin, janë plagosur tre policë.

Ai theksoi se i dyshuari, që raportohet se është 24 vjeçar, ka pretenduar se ka lidhje me al-Kaidën, dhe se ai ka dashur të hakmerret për fëmijët palestinezë dhe, poashtu, ka dëshiruar ta ndëshkoj ushtrinë e Francës për shkak të intervenimeve të jashtme.

Ministri Gijo tha se vëllau i të dyshuarit tashmë është arrestuar në një lokacion të ndarë.
XS
SM
MD
LG