Ndërlidhjet

SHBA: U dëbua i dënuari për kontrabandë me armatim


Lloje të armëve

Lloje të armëve

Departamenti amerikan i shteti ka njoftuar se iraniani Amir Hosein Ardebili, është dërguar përsëri në Iran, javën e kaluar, pasi e ka mbajtur dënimin me burg.

Ardebili e kishte pranuar fajësinë, për akuza që përfshinin konspiracion, pastrim parash, kontrabandim dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armatimit.

Ai ishte dënuar me pesë vjet burg.

Sipas dokumenteve gjyqësore Ardebili kishte punuar me mijëra komponente, përfshirë pjesë të aeroplanëve luftarakë, pajisje për pamje gjatë natës pajisje komunikuese, e të tjera.
XS
SM
MD
LG