Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Shpërthim afër Ambasadës së Indonezisë


Hetuesit në kërkim të gjurmëve për autorët e sulmit afër Ambasadës së Indonezisë në Paris

Hetuesit në kërkim të gjurmëve për autorët e sulmit afër Ambasadës së Indonezisë në Paris

Raportohet se një bombë e prodhimit shtëpiak ka shpërthyer sot herët në mëngjes afër Ambasadës së Indonezisë në Paris.

Fillimisht ishin parë tre individë duke e lënë bombën afër ndërtesës së Ambasadës, në pjesën perëndimore të kryeqytetit francez.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, por nuk është raportuar për viktima në njerëz.

Zyrtarët thanë se nuk është e qartë nëse Ambasada e Indonezisë ishte cak i sulmit.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG