Ndërlidhjet

Francë: I dyshuari i tha policisë se do të dorëzohet


Policia e bllokon rrugën gjatë rrethimit të një shtëpie ku ishte barrikaduar i dzshuari për vrasje në Tuluz

Policia e bllokon rrugën gjatë rrethimit të një shtëpie ku ishte barrikaduar i dzshuari për vrasje në Tuluz

Personi i dyshuar për vrasjen e tre ushtarëve francezë dhe katër hebrenjëve, përfshirë tre fëmijë, në pjesën jugperëndimore të Francës, i ka thënë policisë se synon të dorëzohet sot më vonë gjatë ditës.

Policia e ka rrethuar një shtëpi në Tuluz, ku i dyshuari është barrikaduar.

Ministri i brendshëm Klod Gijo, tha se tre policë ishin plagosur gjatë të shtënave me të dyshuarin sot herët në mëngjes.

Ministri tha se i dyshuari 24 vjeçar, me shtetësi franceze, ka pretenduar se ka lidhje me al-Kaidën, se dëshironte hakamarrje për fëmijët palestinezë dhe se ka dëshirë ta ndëshkoj ushtrinë franceze për shkak të intervenimeve të saj të jashtme.

Zoti Gijo ka theksuar se ky njeri u ishte i njohur autoriteteve se kishte kaluar kohë në Pakistan dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG