Ndërlidhjet

Situata në Siri – ekstremisht e rrezikshme

  • RFE /RL

Siri...

Siri...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, thotë se kriza në Siri është “ekstremisht e rrezikshme” dhe potencialisht mund të ketë reperkusione masive globale.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë, derisa anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po e shqyrtonin një deklaratë jo-obliguese, që qeverisë së Sirisë dhe opozitës i bënë thirrje për implementim të propozimeve për ndaljen e dhunës, të Kofi Ananit, që është i dërguar i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Siri.

Nëse deri sot pasdite anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk paraqesin vërejtje, diplomatët thonë se deklarata do të konsiderohet e miratuar.

Rusia ka thënë se ishte e gatshme për ta mbështetur rezolutën, që i përkrahë përpjekjet e Kofi Ananit.

Por, Moska thotë se nuk do të pranoj ndonjë ultimatum në adresë të qeverisë së Sirisë.

Rusia, së bashku me Kinën, më herët i ka bllokuar dy rezoluta për Sirinë.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më se 8 mijë njerëz janë vrarë gjatë kryengritjes njëvjeçare në Siri, kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.(f. b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG