Ndërlidhjet

Kumanovë: U sulmua autobusi me nxënës shqiptarë


Qendra mjekësore në Kumanovë
Qendra mjekësore në Kumanovë
Dy nxënëse shqiptare janë lënduar në një sulm ndaj autobusit me nxënës shqiptarë në fshatin Lubodrag të Kumanovës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, derisa nxënësit po ktheheshin nga shkolla.

Sipas dëshmitarëve, sulmi është kryer nga tre persona, të cilët e kanë sulmuar autobusin me gurë dhe për pasojë dy nxënëse kanë pësuar lëndime trupore.

Ato menjëherë janë dërguar në spitalin e Kumanovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Incidenti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila thotë se po punon për zbardhjen e rastit.

Fshati Lubodrag, ku ka ndodhur sulmi, është kryesisht i banuar me popullatë të përkatësisë entike serbe dhe nxënënësit për tu kthyer në fshatrat e banuara me shqiptarë, detyrimisht duhet të kalojnë përmes këtij fshati.

Incidenti i këtillë ndaj nxënësve shqiptarë është i dyti pas atij në Shkup, ku po ashtu u sulmua një autobus me nxënës shqiptarë duke lënë 15 të lënduar.
XS
SM
MD
LG