Ndërlidhjet

Al Kaida, përgjegjëse për sulmet në Irak


Qerbela, 20 mars 2012.

Qerbela, 20 mars 2012.

Dega irakiane e Al Kaidës ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve që kanë tronditur Irakun të martën.

Grupi, i cili e quan veten Shteti Islamik i Irakut, ka pohuar përgjegjësinë në ueb-faqen e tij.

Në deklaratën e postuar thuhet se sulmet “kishin për qëllim të tregojnë dobësinë e planit të qeverisë për të siguruar Samitin e Ligës Arabe”, që do të zërë vend javën e ardhshme në Bagdad.

Samiti i 29 marsit është i pari që zhvillohet në Irak në më shumë se 20 vjet.

Sulmet e së martës, që kanë goditur Bagdadin, Qerbelanë, Kirkukun dhe qytete të tjera, kanë lënë rreth 50 persona të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.
XS
SM
MD
LG