Ndërlidhjet

Shërbim përkujtimor për “viktimat e Zvicrës”


E afërme e viktimave...

E afërme e viktimave...

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në shërbimin përkujtimor për viktimat e aksidentit në Zvicër, ku humbën jetën 22 fëmijë dhe 6 të rritur nga dy qytete të Belgjikës.

Mbreti belg, Albert, dhe gruaja e tij, kryeministri Elio di Rupo dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, kanë qenë në mesin e pjesëmarrësve. Ngjarja e sotme është zhvilluar në qytetin Lomel të Belgjikës, nga vinin edhe 17 viktima. Të vrarët e tjerë ishin nga Heverle.

Fëmijët po ktheheshin nga skijimi kur autobusi i tyre është përplasur në tunel. Shkaku i aksidentit është nën hetime.
XS
SM
MD
LG