Ndërlidhjet

Arrestohet i dyshuari për vrasjet në Tuluz


Tuluz, 21 mars 2012.
Tuluz, 21 mars 2012.
Mediat franceze raportojnë se i dyshuari për masakrën në shkollën hebraike të Tuluzit është arrestuar.

Raportet, të cilat nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarët, thonë se i dyshuari është arrestuar 12 orë pasi policia ka rrethuar apartamentin e tij në Tuluz.

Zyrtarët kanë thënë më herët se i dyshuari ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën.

Ai është i dyshuari i vetëm për vrasjen e tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike në Tuluz, më 19 mars.
XS
SM
MD
LG