Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit mbështet nismën e Ananit


I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është pajtuar me deklaratën, e cila mbështet nismën e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Deklarata e Këshillit paralajmëron “hapa të mëtejshëm” nëse Siria dështon të zbatojë planin gjashtë-pikësh të Ananit, i cili përfshin armëpushim të menjëhershëm, nisjen e dialogut në mes të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, dhe grupeve opozitare, si dhe qasjen e grupeve humanitare.

Deklarata në fjalë nuk është obliiguese.

Më shumë detaje nga takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit nuk janë bërë të ditura.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas OKB-së, mbi 8,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG