Ndërlidhjet

SHBA kërkon rihapjen e “rrugëve furnizuese”


Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Kameron Manter.
Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Kameron Manter.
Shtetet e Bashkuara duan t’i qetësojnë marrëdhëniet me Pakistanin. Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, Kameron Manter, i ka bërë këto komente në qytetin e Peshauarit, në kufi me Afganistanin.

Ai ka thënë se Uashingtoni do që të arrijë marrëveshje me Islamabadin për rihapjen e rrugëve të furnizimit të forcave të NATO-s në Afganistan.

Këto rrugë janë mbyllur pas sulmeve të Aleancës Veri-atlantike në nëntor të vitit të kaluar, të cilat kanë vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Kjo gjakderdhje dhe çështje të tjera kanë çuar në përkeqësim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Të martën, Parlamenti pakistanez ka nisur debatin për të ardhmen e këtyre lidhjeve, pas muajsh të tërë tendosjesh.
XS
SM
MD
LG