Ndërlidhjet

Sulme në Kolumbi - mbi 30 rebelë të vrarë


Pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.
Pjesëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.
Tridhjetenjë rebelë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulme të kombinuara nga Ushtria Kolumbiane dhe Forcat Ajrore, në provincën Arauca, në kufi me Venezuelën.

Komandanti i ushtrisë, gjenerali Ernesto Malldonado, tha se sulmet kanë pasuar vrasjen e një oficeri të ushtrisë dhe dhjetë ushtarëve të tjerë në qytetin Araukuita nga rebelët e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.

Këta të fundit luftojnë qeverinë qendrore për më shumë se 40 vjet.
XS
SM
MD
LG