Ndërlidhjet

logo-print

Trembëdhjetë vjet burg për shkencëtarin e hapësirës


Ilustrim

Ilustrim

Ish-shkencëtari i hapësirës, i cili ka punuar për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, është dënuar me 13 vjet burg, pasi ka pranuar se ka bërë përpjekje t’i shesë informacione të klasifikuara Izraelit.

Stjuart Nozet, 54 vjeç, i cili është kapur në një operacion të FBI-së më 2009, ka pranuar se ka tentuar të furnizojë Izraelin me informacione sekrete në lidhje me satelitët, sistemet e hershme paralajmëruese dhe komunikimet.

Për dekada të tëra, ai ka punuar në projektet e hapësirës për NASA-n, Departamentin e Energjisë dhe Këshillin Kombëtar të Hapësirës.

Në kohën e arrestimit, Nozet ishin në pritje të dënimit për mashtrim dhe evazion taksash.
XS
SM
MD
LG