Ndërlidhjet

Vazhdon aksioni për kapjen e “autorit të Tuluzit”


Tuluz

Tuluz

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur policia e Francës ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të kapur të dyshuarin kryesor për vrasjen e tre ushtarëve francezë dhe katër personave të tjerë në një shkollë hebarike të Tuluzit – tre nga ta fëmijë.

Që nga përpjekja e parë, mëngjesin e së mërkurës, policia ka rrethuar ndërtesën nga ku Muhamed Merah, 24-vjeçar me prejardhje nga Algjeria, u ka rezistuar përpjekjeve për t’u dorëzuar dhe për ta kapur me forcë.

Autoritetet franceze besojnë se Merah, i mirë-armatosur, është përgatitur të dorëzohet më herët, porse ka ndërruar mendje.

Pak para mesnatës, policia franceze ka shpërthyer eksplozivë jashtë ndërtesës, për të cilët Ministria e Brendshme ka thënë se kanë pasur qëllim të nxisin Merahun të dorëzohet.

Në negociatat me zyrtarët francezë, Merah ka pranuar se ai është përgjegjës për vrasjet e fundit dhe se i ka bërë ato për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.

Merah po ashtu ka pohuar se ka lidhje me Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG