Ndërlidhjet

OKB, optimiste për Sirinë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka shfaqur shpresën se deklarata për Sirinë, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit, do të shënojë një “pikë kthese” në dhunën në Siri.

Deklarata joobliguese shpreh mbështetje të plotë për planin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, i cili parasheh ndërprerje të dhunës, qasje të grupeve humanitare dhe dialog politik.

Ajo njëherësh parasheh “hapa të mëtejshëm” nëse Anani nuk raporton për progres.

“Ky veprim i fuqishëm dhe unanim nga Këshilli do të shënojë pikë kthese në përgjigjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj krizës”, ka thënë Ban.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri u kanë marrë jetën mbi 8,000 personave. Presidenti Bashar al-Asad fajëson “grupet e armatosura terroriste”.
XS
SM
MD
LG