Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 22 marsin në vite…


Familja Lumier

Familja Lumier

1895 - August dhe Lui Lumier shfaqën filmin e tyre të parë - një film njëminutësh të titulluar "Punonjësit largohen nga fabrika Lumier" - para një audience të ftuar në Paris. Ky konsiderohet të jetë filmi i parë që është projektuar në ekran.

1630 - Miratohet ligji i parë që ndalon kumarin, në Boston.

1829 - Tre fuqitë e mbrojtjes (Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Rusia) përcaktuan kufijtë e Greqisë.

1888 - Në Angli, Liga e Futbollit profesionale më e vjetër në botë “Association Football League”, u themelua.

1920 - Ushtarët e Azerbajxhanit dhe Turqisë, me pjesëmarrjen e bandave kurde, sulmuan banorët armenë të Shushit.

1943 - Lufta e Dytë Botërore: E gjithë popullsia e Katynit në Bjellorusi, u djeg e gjallë nga forcat okupuese gjermane.

1945 - U themelua Lidhja Arabe, në Kajro të Egjiptit.

1982 - Fluturakja kozmike “Kolumbia” e NASA-s, është nisur nga Qendra e Hapësirës Kenedi, në misionin e saj të tretë.

2006 - ETA, Grupi i armatosur separatist bask, deklaroi armëpushim të përhershëm.

2009 - Maqedonia zhvilloi zgjedhjet lokale dhe presidenciale.(g.k.)
XS
SM
MD
LG