Ndërlidhjet

Britanisë i kërkohet të mbikëqyrë ndihmat


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni i Pavarur i Britanisë për Ndikimin e Ndihmave i ka bërë thirrje Qeverisë britanike të forcojë mbikëqyrjen e programit të saj të ndihmës për Afganistanin.

Organizata mbikëqyrëse tha se bëhet fjalë për sisteme të pamjaftueshme monitorimi në vend, që parandalojnë humbjen ose devijimin e parave të ndihmës nga duart e përfituesve të planifikuar, si pasojë e vjedhjeve, mashtrimeve apo korrupsionit.

Komisioni tha se Departamenti i Britanisë për Zhvillime Ndërkombëtare, i cili merret me shpërndarjen e ndihmave në Afganistan, duhet të forcojë kontrollin e tij dhe të zvogëlojë rrezikun me anë të vendosjes së njerëzve me shkathtësi më të mëdha financiare dhe të prokurimit.

Qeveria britanike ka krijuar Komisionin e Pavarur për Ndikimin e Ndihmave në vitin 2011 për të siguruar se paratë e ndihmave shpenzohen sipas planifikimeve.
XS
SM
MD
LG