Ndërlidhjet

Ministria japoneze e Financave tha se vendi ka shënuar suficit tregtar në muajin shkurt – çfarë është hera e parë në pesë muaj.

I njëjti burim tha se eksportet në muajin e kaluar kanë kapur vlerën e 5.44 trilionë jenësh, ndërsa importet janë llogaritur në 5.41 trilionë jen – duke shkaktuar një tepricë prej 32.9 miliardë jenësh.

Ekonomia e Japonisë është goditur rëndë pas tërmetit dhe cunamit të vitit të kaluar, që janë pasuar me katastrofën bërthamore në centralin Fukushima.

Vendimi i qeverisë për të shkyçur shumë reaktorë të vendit ka detyruar Japoninë të importojë më shumë naftë dhe gaz natyror, çfarë ka rritur koston e importimeve.
XS
SM
MD
LG