Ndërlidhjet

Koreja e Veriut “mund të kërcënojë paqen”


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se planet e Koresë Veriore për të lansuar raketën, mund të jenë kërcënim për paqen në rajon.

Ban u ka thënë gazetarëve se lansimi i saj do të ishte “shkelje e qartë” e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ndalon Korenë e Veriut nga lansimi i raketave balistike.

“Unë sinqerisht shpresoj dhe përsëri u bëj thirrje autoriteteve veri-koreane të përmbahen nga çfarëdo akti i tillë, që do të destabilizonte situatën dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, ka thënë Ban.

Regjimi komunist i Koresë Veriore ka bërë publike planet për të lansuar raketën, që do të vinte satelitin në orbitën e Tokës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë shprehur drojën se lansimi i saj, i planifikuar për muajin e ardhshëm, mund të jetë pretekst për një provë raketash me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG