Ndërlidhjet

Aspirina parandalon kancerin (?)

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Aspirina njnihet për efektet që ka në parandalimin e sulmeve të zemrës. Por, së fundi, disa studime kanë dalë me të dhëna të reja se konsumimi me doza të vogla të aspirinës për çdo ditë, mund të parandalojë kancerin dhe metastazimin.

Në tri studime të publikuara në mënyrë simultane, mjekët dhe shkencëtarët kanë pohuar se kanë arritur deri tek ky zbulim “rastësisht”, duke testuar efektin që aspirina ka në zemrën e një njeriu dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Duke qenë se studimet nuk kanë qenë të dedikuara për efektet parandaluese ndaj kancerit, ekspertët tërheqin vërrejtjen se ende nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të rekomanduar aspirinën për të parandaluar kancerin.

Sipas tyre, ky bar, nëse mirret në sasi të rregullta të përditshme dhe pa mbikëqyrje mjekësore, mund të ketë kundër-efekte të rrezikshme, siç është gjakderdhja në stomak. (a.v.)

• Marrë nga agjencitë botërore të lajmeve
XS
SM
MD
LG