Ndërlidhjet

Vdes sulmuesi i dyshuar në Tuluz


Ministri i brendshëm francez Klaude Gjuent
Ministri i brendshëm francez Klaude Gjuent
Zyrtarët francezë thanë se i dyshuari për vrasjen e shtatë personave në Tuluz të Francës ka vdekur.

Ministri i Brendshëm Klaud Gjuent tha se i dyshuari ka vdekur pasi kishte hapur zjarr ndaj policisë dhe ishtë përpjekur që të ikte nga dritarja gjatë aksionit të së enjtes në qytetin e Tuluzit.

Nuk dihet për shkallën e lëndimeve në mesin e forcave të sigurisë.

Vdekja e të dyshuarit solli fundin e aksionit 30 orësh në të cilin policia kishte rrethuar apartamentin ku i dyshuari, Muhamed Merah, kishte ngujuar veten.

Merah, 24 vjeçar dyshohet se ka lidhje me militantët e Al Kaidës dhe i ka thënë policisë se është përgjegjës për vrasjen e tre ushtarëve francezë, një rabinit dhe tre nxënësve hebrenj në tri sulme të ndara gjatë këtij muaji.
XS
SM
MD
LG