Ndërlidhjet

BE premton 7 milionë euro për Sirinë


Homs, mars, 2012

Homs, mars, 2012

Bashkimi Evropian premtoi ndihmë humanitare në vlerë prej 7 milionë eurosh për Sirinë dhe mbështeti thirrjet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për “armëpushim ditor humanitar” në vend.

Nga fondet do të ndihmohen refugjatët sirianë në Liban, Turqi, Jordani dhe Irak.

Po ashtu, në një deklaratë thuhet se synohet që të ndihmohen edhe civilët brenda vendit, po që se sigurohet hyrja e ndihmave humanitare.

“Armëpushimi ditor humanitar është absolutisht jetësor në ofrimin e ndihmës për njerëzit, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë”, tha Komisionerja për Ndihmë Humanitare e BE-së, Kristalina Georgieva.

Konflikti njëvjeçar në Siri mes forcave qeveritare të Asadit dhe kryengritësve opozitarë, sipas OKB-së ka lënë të vrarë rreth 8 mijë persona.
XS
SM
MD
LG