Ndërlidhjet

Pesë vjet burg për postimet në internet


Ilustrim
Ilustrim
Në Gjermani, një gjykatë ka dënuar një person me prejardhje palestineze me pesë vjet burg për shkak të se ka mbështetur grupin militant islamik, Al Kaidën.

Gjykata në qytetin e Koblenzit gjeti se Husam S. – emri i plotë i të cilit nuk është zbuluar në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë- është fajtor për dy akuza se ka mbështetur një organizatë terroriste dhe e dënoi atë me dënimin maksimal në lidhje me këtë krim.

Husam, 26 vjeçar, që emigroi në Gjermani në vitin 1990, është gjetur fajtor se ka postuar video, audio dhe tekste në internet, përmes të cilave mbështeste xhihadin e dhunshëm, apo luftën e shenjtë.
XS
SM
MD
LG