Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi, ofensivë ndaj uebfaqeve me gjuhë urrejtjeje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Presidenti Nikolas Sarkozi tha se Franca do ta penalizojë konsultimin e uebfaqeve që promovojnë terrorizmin ose urrejtjen dhe do të ashpërsojë aksionet ndaj njerëzve që dalin jashtë shtetit në emër të doktrinës ideologjike.

“Që nga tash, secili person që vazhdimisht konsulton uebfaqet që bëjnë thirrje për terrorizëm ose që bëjnë thirrje për dhunë dhe urrejtje do të dënohen penalisht”, ka thënë Sarkozi gjatë një adresimi televiziv, pasi që një polic qëlloi për vdekje një sulmues të motivuar nga Al Kaida, i cili vrau shtatë persona.

“Franca nuk do të tolerojë rekrutimin e dhunshëm ose indoktrinimin ideologjik në tokën e saj”, ka thënë Sarkozi, duke shtuar se do të zhvillohet një hetim për të parë nëse burgjet po përdoren për të propaganduar ekstremizmin në Francë.
XS
SM
MD
LG