Ndërlidhjet

Dëmet nga abuzimet me tenderë


Ilustrim
Ilustrim
Në një debat të Lëvizjes FOL mbi “Abuzimin me autoritetin publik në fushën e prokurimit” është vënë në pah “moskoordinimi i institucioneve për të rregulluar aspekte të ndryshme të Prokurimit duke përmendur edhe raste kur Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik nuk kanë dhënë mendime të njëjta dhe zyrtarë të prokurimit kanë mbetur peng të interpretimeve dhe gjobave".

Sipas një njoftimi për media të kësaj levizjeje, pjesëmarrësit gjithashtu kanë përmendur edhe ndryshimet e fundit në Ligjin e Prokurimit të cilat, sipas tyre, “ende nuk kanë rregulluar mirë disa aspekte të prokurimit duke lënë ende të parregulluar mirë çështjen e çmimeve jo-normalisht të ulëta në tenderim apo edhe atyre çmimeve tepër të larta, që si pasojë e kësaj operatorët ekonomikë ofrojnë abuzojnë me çmime”.

“Ekzistojnë 14 raportime për tenderët për të cilat FOL ka konstatuar se ka pasur probleme serioze, nga të cilat tri janë anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, për tri të tjera kemi marrë garanci nga zyra e prokurimit se dyshimet tona janë shqyrtuar me kujdes dhe janë evituar dhe për dy tenderë të tjerë Lëvizja FOL ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë t’i procedojë në Prokurori për dyshimin e bazuar se operatorët ekonomikë kanë kryer vepra penale, mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të pavërtetës”, ka thënë Admir Salihu nga Lëvizja FOL.
XS
SM
MD
LG