Ndërlidhjet

logo-print

"Kriza e eurozonës ka marrë fund"


Presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Mario Dragi

Presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Mario Dragi

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane tha se kriza më e keqe e borxheve të eurozonës ka përfunduar.

Presidenti i bankës, Mario Dragi tha se “situata është stabilizuar”, edhe pse ende mbesin “rreziqet”.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, Dragi tha indikatorët kryesorë si “inflacioni, deficitet buxhetore, janë në gjendje më të mirë sesa në Shtetet e Bashkuara”.

Ai tha se besimi i investitorëve në Evropë po kthehet dhe paralajmëroi se tani iu përket qeverive evropiane që ta “bëjnë eurozonën përgjithmonë imune ndaj krizës”.
XS
SM
MD
LG